Turiste ne Vatikan

Bota

Nëse s'keni bërë vaksinën tani nuk mund të hyni as në muzetë e Vatikanit

6 Gusht 2021, 21:37| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 21:39

  • Share

VATIKAN-Vendime që merren çdo ditë po e bëjnë të domosdoshme vaksinimin në të gjithë botën. Së fundmi është njoftuar se muzetë e Vatikanit duke filluar nga sot kërkuar certifikatën e vaksinimit për vizitorët.

Tashmë askush nuk mund t'i shohë thesaret më të mëdha të artit në botë pa një dëshmi të imunizimit nga COVID-19.  Ky vendim vjen si zbatim i masës së miratuar nga qeveria italiane, me qëllim të luftimit të variantit shumë ngjitës të koronavirusit, Delta.

 “Mendoj se certifikata e vaksinimit është një masë e mirë sepse kufizon përhapjen e infeksionit. Në këtë vend të gjithë janë të lirë të zgjedhin, prandaj askush nuk është i detyruar të vaksinohet, por për mendimin tim certifikata është gjë e mirë sepse përhapja e variantit Delta nxjerr situatën jashtë kontrollit”, tha Tosca Riboni, një banore e Romës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?