Nëse nuk keni përfituar ndihmë financiare, ja dy mënyrat se si mund të ankimoni refuzimin e kërkesës

22 Prill 2020, 22:55| Përditesimi: 22 Prill 2020, 23:01

  • Share

Të gjitha subjeket dhe individët të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare, sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020 si shkak i COVID-19, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është vënë në dizpozicion formulari i ankesës. Janë dy rastet kur mund të bëhet ankesë, për të gjithë subjektet dhe individët që i është refuzuar kërkesa dhe që nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar.

Të gjitha subjeket në formularin e ankesës që duhet të plotësojnë, duhet të qartësojnë problematikën, të vendosin ID. e punonjësve të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare.

Përsa i përket individëve, në ankesën e tyre, është e rëndësishme që ankesa të përmbajë NIPT-in e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, ID përkatëse të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formularin përkatës.

Ndër të tjera në njoftimin e saj Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se në këtë periudhë të situatës së emergjencës së krijuar nga COVID-19, trajtimi i çdo ankese të paraqitur në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare është prioritet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?