'Nëse me kapin do vij'/ Zbardhen mesazhet që 17-vjeçarja në kampin Al-Hol' u ka dërguar familjes së saj

29 Tetor 2020, 18:47| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 22:20

  • Share

POGRADEC- Elona Shuli, njëra nga mbesat e familjes Shuli në Zagorcan të Pogradecit,ka arritur të komunikojë me një nga familjarët ditën e sotme.

Elona Shuli ka komunikuar me anë të aplikacionit Whatsapp me kushërirën e saj më të cilën shkruhet se "nëse me kapin do vij", çka tregon dëshirën e saj të madhe për t'u kthyer në atdhe pranë gjyshërve të saj.

Te tjera mesazhe kanë dalë në dritë nga një komunikim i Elonës me tezen e saj, gjatë një bisede mes tyre ditën kur misioni i shpëtimit mbërriti në kampin Al-Hol.

Pas këtyre mesazheve, Elonën duket se e lëvizën në tjetër çadër dhe për pasoje ajo nuk u gjet nga ekipet e shpëtimit.

Të afërmit e 17-vjeçares e cila ka mbetur e izoluar me djalin dhe motrat e saj në kampin Al-Hol ,kanë dyshimet e tyre se Elona ndodhet nën kontroll dhe presion të vazhdueshëm.

7 vite më parë Krenari djali i familjes Shuli së bashku me bashkëshorten dhe 3 vajzat (Elonën dhe 2 motrat e saj) u larguan drejt kampit Sirian.

Prej 4 vitesh Krenar Shuli është vrarë ndërsa bashkëshortja e tij Adelina është zhdukur duke lënë jetim dhe në kushte të vështira 5 fëmijët e tyre në kampin Al-Hol në Siri. Report Tv ka sjellë historinë e Elona Shulit, ku gjyshërit nuk reshtin së kërkuari rikthimin e tyre. Rikthimi i 5 shqiptarëve, ka ndezur shpresat tek ta.

Mesazhet

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 29/10/2020 20:48

    Nje gje me ben pershtypje. Si ka mundesi qe jane vrare gjithe keta luftetaret tani? Asnje nuk i shpetoi luftes se karaskaqit?

    Përgjigju
  • Alfons: 29/10/2020 18:55

    Na plasi shum trapi me te kap ty,erdhem njeher te te marrim dhe ate shum e ke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?