Cristiano Ronaldo dhe Patris Evra

'Nëse ju thërret për drekë, mos i shkoni se...'. Shoku 'turpëron' Ronaldon publikisht, i nxjerr sekretin

20 Qershor 2018, 18:19| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 18:28

  • Share

Nëse Kristiano Ronaldo ju fton për drekë, është më mirë të thoni 'jo' se do t’iu lërë pa ngrënë. Nuk është një shaka, por kjo është historia e vërtetë e Patris Evra, i cili rrëfen sesi kampioni portugez e ftoi një ditë për drekë, pasi kishin përfunduar stërvitjen te Manchester United.

"E ndërsa prisja me qejf të shtrohej dreka, pashë se në tryezë kishte vetëm sallatë, pak gjoks pule dhe ujë, asnjë pije tjetër”, tregon Evra, i cili shton se fillimisht kujtoi që kjo ishte vetëm antipasta, por më pas kupton se e gjithë dreka ishte aty.

Po nuk mbaroi me kaq, sepse sapo filloi të hante drekën modeste Ronaldo iu drejtua duke i kërkuar të çohej dhe së bashku të bënin pasime me top. Sapo kishin mbaruar stërvitjen intensive te Manchester United dhe Evra nuk ia kishte ngenë për të luajtur më top, por kampioni portugez insistoi për të vazhduar më tej stërvitjen.

Lojtari francez tregon se ky është Ronaldo i vërtetë me shumë stërvitje dhe dietë shumë të kuruar. Në fund ka një këshillë për të gjithë ata që do të marrin një ftesë për të ngrënë drekë te shtëpia e Kristianos.

“Më mirë mos shkoni, se do të mbeteni me gisht në gojë”, thote Evra. Të dy lojtarët kanë luajtur shumë vite më parë tek ekipi anglez i Manchester United nën drejtimin e të madhit Alek Ferguson.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?