SPAK

Nëse e doni me të vërtetë demokracinë, filloni me vettingun e politikanëve!

9 Gusht 2023, 16:02| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 16:03

  • Share

Doni të kuptoni çfarë ka ndodhur në Shqipëri në këto 30 vjet, hetoni financimet e partive, fushatave dhe të politikanëve.

Doni zgjedhje të lira e demokratike, hetoni financimet e partive dhe të fushatave elektorale.

Doni demokraci të shëndoshë, hetoni financimit e partive dhe të fushave elektorale

Doni të luftoni korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me oligarkët, hetoni financimet e partive politike dhe të fushatave elektorale.

Doni të luftoni kriminalitetin dhe pastrimin e parave, hetoni financimin e partive, bëni vettingun e politikave dhe hetoni financimin e fushatave elektorale.

Doni të ndërroni kastën 32-vjeçare të politikës, hetoni financimet e partive dhe të fushave elektorale.

Doni, të hapni garën në parti dhe në sistemin politik, hetoni financimin e partive politike dhe të fushatave elektorale.

Doni të luftoni oligarkët, bëni vettingun e politikanëve.

Doni transparencë si kush themelor për një sistem demokratik, hetoni financimet e partive, fushatave elektorale e bëni vettingun e politikanëve.

Doni të ndani politikën nga krimi dhe nga oligarkët, bëni vettingun e politikanëve.

Doni që drejtësia të jetë e pavarur, filloni me vettingun e politikanëve.

Të gjitha versionet e tjera janë vetëm fasadë dhe demokracia mbetet një realitet i largët!

Doni që në Shqipëri të mos ketë kulla, hetoni lidhjet e politikës me sipërmarrjen.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po vetingu i mediave?: 10/08/2023 09:33

    Që janë të lidhur me politikën dhe e quajnë veten media të lira?

    Përgjigju
  • Dalu: 09/08/2023 22:56

    Shqiperia nuk eshte gati per te tilla reforma Nuk eshte ne europe qe te pretendohet perfeksioni Zyrtare te pakorruptuar si ne europe Se pastaj fillojne revolucionet anti reforma dhe shteti shperbehet

    Përgjigju
  • Daci: 09/08/2023 19:12

    Doni ta dini pse ikin shqipetaret beni vetingun e politikaneve apo ska problem se ikin se bien reminitanca

    Përgjigju
  • Tirana: 09/08/2023 19:03

    Te gjitha i duam o Albam, po KUSH DO TI NEJE KETO ??? Po te vszhdoje edhe pak, ndoshta heren tjeter, do te thuash se keto mund t”i beje vetem LULI . Por edhe ky eshte i provuar, ndaj duhet te kerkosh nje tjeter.

    Përgjigju
  • Ledina: 09/08/2023 17:09

    Ne radhe te pare duhet te shfuqizohet nderhyrja ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe u be nga marreveshja diktatoriale Berisha-Rama e 21 prillit 2008.

    Përgjigju
    • Agron: 09/08/2023 19:42

      shume sakte! Aty duhet te nise. Po duhet te gjendet nje zgjidhje juridike qe ta detyroj klasen politike qe ta bej. Me deshire nuk e bejne kurre, se perben shkaterrimin e tyre

    • Sakt: 09/08/2023 18:37

      Sakt

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?