Neritan Liçaj dhe Altea Alushi, shfaqin me sukses ‘Vagoni’! Grimca dramash të familjes ballkanase

16 Dhjetor 2021, 10:05| Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 16:41

  • Share

Premiera Vagoni është shfaqur këtë të mërkurë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Kjo premierë ka zbuluar në skenë dramën e njeriut të vetmuar në rrethana tranzicioni.

E realizur me ekip profesionistësh nga Tirana dhe Prishtina dhe me lojën e dy aktorëve Neritan Liçaj dhe Altea Alushi, shfaqja ka  mbajtur pezull vëmendjen e publikut për më shumë se një orë.

Ngjarjet në skenë sillen rreth një vagoni simbolik që thërmon grimca kujtese e dramash shpirtërore.

Aktori i Neritan Liçaj ka luajtur mjeshtërisht dramën e kultit të individit në relacionet familjare. Sipas tij kjo është dramë filozofike që rrugëton nëpër binarët e lidhjes së popujve të rajonit ballkanik.

"Rol që e kam punuar jashtëzakonisht me shumë qejf. I flet realiteteve tona, që kam ndjerë pranë. Duhet ta thotë publiku sa ja kam qëlluar, por e kam punuar me shumë qejf"-tha Liçaj.

Altea Alushi edhe pse vetëm 22 vjeç ka mbartur bukur rolin duke e prekur zemrën e publikut.

“Çdo i ri i ka këto halle, ka luftën mes brezave me prindërit e tij. Ngërçi ishte në profesionalizëm, në përballje me një figurë si Neritani. Kemi punuar fort, këto janë rezultatet, uroj t'ju ketë pëlqyer. Që ditën e parë që kam lexuar tekstin, kam qarë.”- tha Altea Alushi për Report Tv.

Autor dhe regjisor i dramës “Vagoni” është Naser Shatrolli nga Kosova, asistentët regjisorë janë Anxhela Gaxhazi dhe Drinor Zymberi.

Skenografia dhe kostumografia janë realizuar përkatësisht nga Mentor Berisha dhe Laedia Hajdari.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?