Nëntori zhvlerësoi më tej Euron, po këmbehet 101 lekë, edhe Dollari vijon në rënie

30 Nëntor 2023, 14:54| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 14:57

  • Share

Muaji nëntor mbyllet me euro më të dobët se muaji nëntor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro sot ka prekur nivelin më të ulët që prej muajit gusht. 

Një euro në tregun valutor sot po këmbehet me 101.9 lekë, nga 102 lekë që ishte javën e kaluar, ndërsa në raport me fillimin e muajit euro ka humbur rreth 4 pikë, pasi në 1 nëntor këmbehej me 105 lekë. Në vlera të ulta po këmbehet edhe dollari amerikan, i cili qëndron në vlerat 92-93 lekë.

Pak ditë më parë prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve kërkuan nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë të marrë masa për të kompensuar humbjet e eksportuesve pasi dëmet që po ju shkakton nënvlerësimi i euros janë të mëdha.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?