Posterat e heronjve kombëtar

'Nëntori i heronjve të atdheut', Erion Braçe publikon mesazhin për shqiptarët

1 Nëntor 2020, 09:25| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 10:57

  • Share

Me hyrjen e muajit nëntor, futemi në muajin e festave kombëtare të çlirimit nga pushtuesit gjerman dhe italian si dhe pavarësia.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Instagram, ka publikuar disa foto nga bulevardi të figurave të njohura dhe heronjve kombëtar.

Ai shkruan se këta janë heronjtë e vërtetë të cilët nuk kanë të ngjashëm e sidomos mes politikanëve.

Nentori i deshmoreve te atdheut!
Nentori i atyre qe luftuan per pavaresi;
Nentori i atyre qe luftuan kunder fashizmit e nazizmit, bashkepunetoreve te tyre,
Cliruan atdheun!
Eshte muaji historik i HERONJVE TE VERTETE te ketij vendi;
Atyre qe nuk kane te ngjashem,
Vecanerisht mes politikaneve te pas 1912-tes, pas 1939-tes, pas 1944-tes, pas 1990-tes e ketej po e po;
Atyre qe jane heronjte e popullit e qe kurre nuk behen heronjte e politikaneve;
Nuk ua lajne e as amnistojne,
fajet, vjedhjet, vrasjet,
as sharjet, shpifjet, fyerjet, kercenimet;
Nuk ua legjitimojne nevojen per pushtet personal gjithnje, deri ne fund fare, tek ai biologjik,
as placken e pamase vene prej ketij pushteti.
Ka nje hendek te madh, shume te madh,
mes tyre dhe atyre qe bejne si ta:
IDEALIZMI!
Idealizmi i tyre i beri deshmore te Atdheut!
Materializmi i ketyre i beri politikanet e perjetshem te Ardheut!
Ndaj ne diten e pare te Nentorit,
kam nje thirrje per ty:
Ndero kete muaj heroin tend!
Luftetarin per pavaresi,
Partizanin antifashist!
Jo politikanin qe abuzon me ta,
here i harron, here i sulmon,
here i relativizon e i delegjitimon,
here behet bashke me llumin e llumit qe nuk ka lene gje pa bere kunder heronjve te Atdheut!
Tregoji Shqiperise 
fol per te, shkruaj per te;
Vecanerisht ti qe je i ri, tregoji gjithkujt per stergjyshin e gjyshin tend qe e ben kete vend te pavarur e te lire nga fashizmi e nazizmi!

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • faro: 02/11/2020 14:24

    JE I VETMI! Asnjë politikan tjetër nuk merret me këto figura të Përjetshme, që flijuan Rininë, për ATDHEUN. Shumë duan ti lënë në heshtje se gjoja këta u flijuan për Komunizmin, apo për E. Hoxhën. MASHTRIME të qëllimshme! DIKUSH kërkon të mohojë lavdinë HEROIKE, të këtij populli te lashtë. Ka patur edhe politikanë që kanë dëmtuar, madje edhe kanë hequr MONUMENTET, e këtyre figurave të çmuara të luftës për Liri. Ka nga këta qe kërkojnë edhe votën e popullit. Kush e hoqi monumentin e Herojve të Vigut? Bota ruan me fanatizëm, jo heronjtë të tillë, që u flijuan duke MBROJTUR Atdheun, por edhe ata që kanë rënë në tokë të huaj. Çfarë TMERRI! Nuk po lënë gjë pa i bere kësaj Shqipërisë Heroike! Braçe të LUUUMTE! Zgjidh websid-in kur shkruan, se ka të tillë që nuk i nxjerrin mesazhet tona, pro SHQIPTARIZMES. PSE?

    Përgjigju
  • Iris: 01/11/2020 23:58

    Lavdi perjete heronjve,deshmoreve dhe patrioteve tane te vertete qe sakrifikuan gjithecka per atdheun.Por kete muaj duhet te nderojme dhe heronjte e gjalle te sotem,mjeket,infermieret,policet,punonjesit e ndihmes se shpejte,punonjesit e supermarketeve, bukepjekesit,farmacistet,zjarrfikesit, prodhuesit e mjeteve spitalore,punonjesit e thjeshte te bashkive ,qe ne ditet kur e gjithe bota perballet me Covidin,ata po perballen me te gjithe boten,duke u perpjekur t'ua bejne jeten me te lehte.FALEMINDERIT TE GJITHEVE PER GUXIMIN,PUNEN DHE SAKRIFICAT TUAJA!

    Përgjigju
  • ceni: 01/11/2020 11:55

    po ej, o brace ki heronjte dhe i krimineleve qe vrane njerezit vetem se ishin me te zgjuar se keta

    Përgjigju
  • Tirona: 01/11/2020 11:13

    Qemal stafen e vrau enver hoxha se qemali **llonte nexhmijen edhe e vrau enveri ngaqe u be xheloz..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?