Vendi ku ndodhi ngjarja në Itali

Nëntë vite më parë vrau me plumb në kokë bariun shqiptar, gjykata në Itali ul dënimin për sipërmarrësin italian! Dënohet me 21 vite burg

3 Shkurt 2023, 11:07| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 11:10

  • Share

Gjykata e Apelit të Leçes në Itali ka ulur dënimin e dhënë për Giuseppe Biondin, autorin e vrasjes së bariut shqiptar në 6 prill të 2014-tës. Nga 30 vite që ishte dënuar, sipërmarrësi Giuseppe Biondi do të vuajë 21 vite dhe 4 muaj në burg. 

Italiani akuzohet për vrasjen e bariut shqiptar, Qamil Hyraj (asokohe 23 vjeç) me një plumb në kokë. Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e dënimit ka qenë rrëzimi i akuzës së armëmbajtjes, krim për të cilin është deklaruar i pafajshëm.

Mediat italiane shkruajnë se autori ka dashur të luajë me armë por gabimisht ka qëlluar dy herë në drejtim të Qamil Hyrajt i cili ndërroi jetë në vend. Avokatja Francesca Conte është përpjekur të tregojë pafajësinë e sipërmarrësit duke thënë se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Me Italinë, Kroacinë e Spanjën në Europian, a e kalon grupin Shqipëria?