Taulant Seferi

Nëntë golat në Premier League, Taulant Seferi ofertë nga Gjermania

18 Prill 2023, 11:06| Përditesimi: 18 Prill 2023, 11:07

  • Share

Taulant Seferi është ndër objektivat e verës për Paderborn në Bundesligën 2 të Gjermanisë. Sulmuesi nga Kumanova ka shkëlqyer këtë sezon me Vorskla Poltava në Ukrainë, duke shënuar nëntë gola në 20 ndeshje me klubin nga Premier League.

26-vjeçari ka bërë për vete disa klube, mes të cilëve edhe Paderborn. Tanimë me vlerë 700 mijë euro në treg dhe kontratë deri në 2025, Paderborn do duhet të paguajë vlerën e sulmuesit ose të gjejë një dakordësi me klubin ukrainas.

Seferi ka luajtur gjithashtu 11 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Kombëtaren kuqezi, duke qenë pjesë edhe e listës së fundit nga trajneri Sylvinho. Dy sezonet e fundit me Tiranën bënë që sulmuesi të binte në syrin e Vorsklas, që investoi 500 mijë euro për sulmuesin. Më herët Seferi ka luajtur me disa klube në Zvicër, mes të cilëve edhe BSC Young Boys, Xamax apo edhe Winterthur.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?