Kronikë

Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës! Balluku: Synojmë të plotësojmë nevojat e tregut, pastaj të jemi fuqi eksportuese

15 Korrik 2021, 16:49| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 17:45

  • Share

TIRANË- Ditën e sotme është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.

Në fjalën e saj në këtë aktivitet, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se Shqipëria nuk synon të jetë një super fuqi eksportues e gazit, por në fillim do të plotësoj nevojat e tregut vendas e më pas për ta eksportuar në tregun jashtë.

"I nevojshëm krijimi i një burimi alternativ për suportin e turizmit, industrisë dhe bujqësisë, një burim alternativ sic është gazi, me një master plan që jep në mënyrë të detajuar të gjitha hapat për të ardhmen, TAP një nga projektet më të mëdha sa i përket fushës së gazifikimit kalon në Shqipëri dhe ky është një fat i madh për vendin, u kthye në shembull për projektet që do të bëhen në të ardhmen, nëse TAP nuk do kishte kaluar në Shqipëri nuk do kishim sot kompaninë tonë kombëtare të gazit, ne duam të plotësojmë kërkesat e vendit fillimisht, pastaj fuqi eksportuese", tha Balluku.

Nëpërmjet këtij Memorandumi, Albgaz, Excelerate dhe Snam do të eksplorojnë së bashku zgjidhje, të cilat mund të furnizojnë një impiant të depozitimit të gazit natyror në Shqipëri, duke ofruar kështu siguri energjetike në rajon. Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në Tiranë nga përfaqësues nga secili entitet: Arber Avrami, Administrator Albgaz; Oliver Simpson, Zëvendës President i Tregtisë, Excelerate; dhe Mario Franchin, Zëvendës President i “Global Solutions Commercial”, Snam. Planifikimi pritet të fillojë menjëherë me përfaqësues nga secila kompani që formojnë një ekip koordinues.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • EDUART BERUSHI: 15/07/2021 20:08

    Po kam vetëm sepse i ka hyrë Amerika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?