Nënshkrimi i memorandumit në TKOB

Nënshkruhet memorandumi në TKOB/ Për herë të parë në Shqipëri, artëdashësit që nuk shikojnë do të kenë përshkrim zanor të shfaqjeve

2 Nëntor 2023, 16:17| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 16:24

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri, artdashësit që nuk shikojnë, do të kenë përshkrim zanor të shfaqjeve. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bëhet kështu i pari institucion i kulturës në vend që ofron mundësi të barabarta për të gjithë spektatorët, pavarësisht kufizimeve fizike.

Për këtë arsye sot në ambientet e TKOB u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe United Nations Association Albania për të mundësuar 5 shfaqjet e para me përshkrim zanor.

E pranishme në nënshkrimin e këtij memorandumi, drejtoresha e Përgjithshme e TKOB znj. Abigeila Voshtina u shpreh se trajnimet e stafit do të vijojnë më tej, për të shtuar gamën e shfaqeve me përshkrim zanor në TKOB.

“Aktualisht që flasim është trajnuar stafi i TKOB-së, regjisorja dhe një punonjëse, por do të trajnohet edhe baletmaestri, dhe në kohë reale, gjatë kohës që performohet, u shpjegohet artdashësve që nuk shohin, ccfarë po ndodh në skenë.” – u shpreh, znj. Voshtina.

Shfaqja e parë në Shqipëri për artdashësit që nuk shikojnë e që do të mundësohet në bazë të këtij memorandum, është “Arrëthyesi”, duke u pasuar edhe me 4 shfaqje të tjera.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?