Ministrja Bora Muzhaqi nënshkruan memorandumin

Nënshkruhet memorandumi mes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe UNICEF Albania, në fokus mbështetja e projekteve për të rinjtë

10 Tetor 2022, 16:36| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 16:37

  • Share

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Roberto De Bernardi, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për mbështetjen e projekt-propozimeve nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë në Thirrjen e Dytë të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR).

Kjo vjen pas rimodelimit të mekanizmave për financimin e projektet-propozimeve rinore, duke afruar një nga praktikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian (BE) për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, metodologjisë LOD, si dhe duke rritur transparencën e hapur procesin për donatorët e huaj.

 “Këtë vit fondi për organizata rinore/ për të rinjtë është dyfishuar me 58 milionë lekë”, tha ministrja Muzhaqi, “por lajmi tjetër i mirë është që mundësitë e mbështetjes së projekteve në këtë thirrje, rriten akoma më shumë falë financimit nga UNICEF Albania”.

Ata do të bëhen pjesë e Komisionit të Vlerësimit të projekt-propozimeve në Thirrjen e II, duke e rritur akoma më shume nivelin e transparencës, paanshmërisë dhe profesionalizmit në shqyrtimin e çdo projekt-propozimi. Në këtë kuadër, UNICEF Albania është donatori i parë që i bashkohet mbështetjes së kësaj thirrjeje për vitin 2022. 

Thirrja II e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, këtë vit, synoi të adresojë prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029,  sipas fushave të përparësisë.

Nxitjen e novacionit rinor dhe aftësive digjitale të shekullit të 21-të tek të rinjtë, mbështetjen e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës, si dhe mbështetjen e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?