Pandeli Majko, Skënder Gjinushi dhe prof. Diana Kastrati

Nënshkruhet memorandumi/ Akademia e Shkencave studime të përbashkëta me dijetarët arbëreshë

5 Maj 2020, 12:06| Përditesimi: 5 Maj 2020, 12:08

  • Share

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave, Qendrës për Studim dhe Publikime për arbëreshët dhe Ministrisë së Diasporës.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u krye nga kryetari i Akademisë së Shkenca të Shqipërisë, akademik. Skënder Gjinushi, drejtoresha ekzekutive e Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati si dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Ky memorandum synon koordinimin e studimeve për kulturën dhe historinë e komunitetit arbëresh, bashkëpunimin ndërinstitucional që parashikon realizimin e studimeve të përbashkëta mbi historinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, organizimin e aktiviteteve studimore si dhe krijimin e grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta.

Pikë me rëndësi është edhe mbështetja e studiuesve të rinj, të cilët do të realizojnë studime dhe publikime për këtë komunitet.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, e krijuar së fundmi, është institucioni i parë në historinë e shtetit shqiptar që ka fokus ekskluziv studimet e specializuara që ngërthejnë gjithë universin kulturor, historik, letrar, social dhe antropologjik të komunitetit arbëresh, si një trashëgimi unikale kulturore në mbarë botën.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Uku Momlit: 05/05/2020 14:03

    O gjinush o qenush akademik! O pandi o gjino! Kur ju shohim ne keto institucione na mblidhet lemshi ne stomak e na gulfon vreri por do e kalojme siç kaluam Covid-19. Ju te dy nuk duhet te jini ne kete event te mrekullueshem arberor. Megjithate ne qe dime te gelltisim edhe nje top muti si ju te dy dime te qendrojme ndaj neverise we reflektoni demagoge te pangopur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?