Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Kosova & Rajoni

Nënshkruhet marrëveshje Serbi – Rusi gjatë Asamblesë së OKB-së, reagon Von Cramon: Skandal i rëndë! Sinjal për të ngrirë bisedimet për në BE

24 Shtator 2022, 22:52
  • Share

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Rusisë ditën e sotme. Von Cramon përmes një postim në Twitter tha se është një skandal i rëndë. Ajo shtoi se kjo marrëveshje ndoshta është një sinjal që të ngrihen bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin e bashkëpunimit të ardhshëm me agresorin rus. Apo ndoshta është vetëm një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, tha ajo.

Lidhur me këtë reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviçit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Në saj të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ballkon: 24/09/2022 23:08

    Kjo tregon që qeveria Rama shume shpejt do bie pasi i jep oksigjen Serbise e cila tregon që do paguaje shume shpejt 10-13 miliard $ për luften ne Kosove si deme lufte ! Gjenocidi duhet denuar kudo !

    Përgjigju
    • gjergji: 25/09/2022 16:53

      Ballkon : Urrrrraaaa.Do kthehet ne pushtet hajduti,krimineli e njeriu me i i korruptuar i kombit shqiptar e qe quhet S.Berisha me banden e njerezve te vet tropojan qe qelbezuan organet e drejtesis e policin. ASKUSH NE BOTE nuk lejon te kthehet ne pushtet banda hajdutesh,kriminelesh,mashtruesish e aq me teper nje person i shpallur "non grada" nga DASH or tarallak.Ai tashma nuk eshte i zoti me "drejtu" vehten e jo me nje komb.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?