Nënshkrimi i marrëveshjes mes (EPPO-së) dhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela

Nënshkruhet marrëveshja mes Zyrës së Prokurorit Publik Evropian dhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, Bashkëpunim në çështjet penale dhe shkëmbimit të informacionit

5 Korrik 2022, 11:48| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 11:57

  • Share

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar mes Zyrës së Prokurorit Publik Evropian dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Luksemburg.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të lehtësohet bashkëpunimi në çështjet penale dhe shkëmbimin e informacionit.

Palët ranë dakord gjithashtu të bashkëpunojnë në ngrirjen e aseteve si dhe të parashikojnë ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, parashikohet mundësia e komandimit të një oficeri ndërlidhës nga Prokuroria e Përgjithshme në selinë e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Luksemburg.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) është prokuroria e re e pavarur publike e Bashkimit Evropian. Kjo zyrë është përgjegjëse për hetimin, ndjekjen penale dhe sjelljen para gjykimit të krimeve kundër interesave financiare të BE-së. Këtu përfshihen disa lloje mashtrimesh, mashtrimi me TVSH-në me dëme mbi 10 milionë euro, pastrim parash, korrupsion etj.

EPPO filloi funksionimin më 1 qershor 2021, pasi Komisioni Evropian konfirmoi zyrtarisht datën e fillimit më 26 maj 2021.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?