Bota

Nënshkruhet marrëveshja, krijohet 'pasaporta digjitale e COVID-19' për të lëvizur brenda vendeve të BE gjatë sezonin veror

20 Maj 2021, 20:13| Përditesimi: 21 Maj 2021, 16:35

  • Share

Një marrëveshje është arritur nga vendet e BE për të udhëtuar në 27 vendet anëtare, me një leje udhëtimi COVID gjatë sezonit veror.

Pasaporta, 'EU Digital certificate COVID-19' e krijuar për të lehtësuar lëvizjen e lirë për punë dhe turizëm në të gjithë bllokun, do të përfshijë informacione në lidhje me vaksinimin, testet dhe shërimin nga sëmundja.

Qytetarët e BE do të jenë në gjendje të marrin lejen nëse kanë, të paktën, një nga tre elementët. Parlamenti Evropian konfirmoi të Enjten se ishte arritur një marrëveshje mbi kalimin e udhëtimit me 27 vendet anëtare të BE.

Ata me një dozë vaksine do të jenë në gjendje të aplikojnë për leje. Por vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të pranohen.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?