Rama, kancelari Scholz dhe Presidentja e KE-së, Von der Leyen

Nënshkrimi i tri marrëveshjeve në samitin e Berlinit, Rama ndan fotot krah kancelarit Scholz, Von der Leyen dhe krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

4 Nëntor 2022, 09:04| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 14:37

  • Share

Nga Berlini, aty ku ditën e djeshme u nënshkruan tri marrëvehsjet shumë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama ka ndarë një fotoalbum.

Përbri fotove Rama na uron ditë të mbarë ndërsa shton se Shqipëria mori kryesimin e Procesit të Berlinit.

Vitin e ardhshëm stafetën e samiteve do ta marrë kryeministri Edi Rama, i cili pas samitit të Ballkanit Perëndimor me Këshillin e BE-së më 6 dhjetor 2022, në vitin 2023 do të jetë mikpritësi i radhës i Samitit të Procesit të Berlinit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. 

Axhenda e Samitit kishte në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. 

Përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, e pranishme ishte edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ganiu: 04/11/2022 13:29

    Sa shumeee e donee vendin tend Edi Rama

    Përgjigju
  • Agimi: 04/11/2022 13:28

    Je nje lider i madh

    Përgjigju
  • 1oli1: 04/11/2022 12:11

    3 marreveshje mos tju duken pak e mos tju duken arritje personale e shqiperise dhe rames

    Përgjigju
  • Arjan: 04/11/2022 11:11

    Me gjithe marveshjet qe u nenshkruan shpresoj te lehetesohet sado pak kriza qe po kalojme

    Përgjigju
  • Aramnd: 04/11/2022 11:10

    Hallall o Edo se asnje her skemi pas kaq shum vemendje nga nderkombtaret

    Përgjigju
  • like: 04/11/2022 10:11

    Takime vertete shume te rendesishme per vendin tone dhe kemi zen nje vemendje shume te madhe ne syrin e te gjitheve

    Përgjigju
  • kristo: 04/11/2022 10:10

    Nje takim vertete shume i rendesishem dhe teper produktiv per vendin tone

    Përgjigju
  • tosi: 04/11/2022 10:03

    ide gjenjale qe te gjithe shtetet e ballkanit perendimor te bashkohen dhebte zgjidhin problemet qe e gjithe bota po kalon

    Përgjigju
  • gimi: 04/11/2022 10:03

    mbedhje vertet fantastike dhe shume perfituse per te gjitha vendet antare te open ballkan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?