Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku

Politikë

Nënkryetarja e PD-së, Tabaku: Krimi i organizuar përfiton prokurime publike falë lidhjes me qeverinë, po pengohet integrimi

2 Tetor 2021, 13:48| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 14:03

  • Share

‘Krimi i organizuar përfiton nga prokurorimet publike falë lidhjeve që ka me qeverinë’. Kështu deklaron në një postim në rrjetet sociale nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, e cila thekson se lidhja e ngushtë mes mafies dhe politikës po pengon integrimin.

Duke ju referuar raportit Global Initiative Network, Tabaku shkruan se ne jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e cannabis gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera.

‘Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së pari për vendin dhe më tej për integrimin Europian të Shqipërisë.  Nuk mund të kemi një qeverisje në shërbim të qytetarëve nëse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është efektive.

Fatkeqësisht raporti i fundit i Global Initiative Network mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar. Jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e cannabis gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera.

Jemi të dytët 2️ në rajon në lidhje me mafian dhe krimin e organizuar duke u përkeqësuar me vitet e mëparshme. Aq i ngushtë është lidhja mes mafias dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament.

Mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë. Sipas raportit 1/3 e ekonomisë sonë është informale. Kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE.’- shkruan Tabaku.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?