Të ftuarit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv

Nënkryetari i PR-së për Report Tv: PD dhe LSI duhet të dalin me lista të veçanta në 25 prill! Ne aleat besnik të Bashës

15 Tetor 2020, 09:49| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 09:51

  • Share

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj ka bërë me dije se koalicioni opozitar po diskuton futjen në zgjedhje në dy lista të veçanta, me qëllim maksimalizimin e votave, pas ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor që ndalon koalicionet parazgjedhore.

I ftuar në "Repolitix" në Report Tv, Sulaj tha se PD dhe LSI duhet të dalin në lista të veçanta, ku me demokratët të bashkohen ato që kanë një ideologji të djathtë, përfshirë këtu PR, aleaten besnike, dhe me LSI ato që janë me një spekter pak të majtë. Megjithatë, ai theksoi se nuk është arritur ende në një vendim përfundimtar.

"Unë mendoj që opozitës në të gjitha mënyrat për të maksimalizuar votat dhe për të fituar zgjedhjet, duhet të dalë me dy lista. Jeta politike e PR ka lindur përkrah me PD se kemi një pjesë që është parimet dhe shtyllat tona bashkohen me njëra-tjetrën. Në 30 vite kemi ditur që kur ka ardhur koha të ikësh në opozitë kemi ndenjur në opozitë se jemi krah një partie që kemi lidhur parimet. Unë mendoj që brenda koalicionit opozitar ka parti që kanë spekter të majtë dhe mendoj që në ndërtimin e tyre  mund të jenë shumë të mira lista të përbashkëta në disa parti. Nëpërmjet kësaj mënyre mund të arrijmë të fitojmë zgjedhjet e ardhshme", tha Sulaj në "Repolitix" në Report Tv.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?