Nënkomisari në Durrës u vetëvra me armën e shërbimit, kolegu në lot: E kam pas si vëlla, ishte djalë me sedër! Familjarët: Dhimbje e madhe

26 Janar, 11:29| Përditesimi: 26 Janar, 15:40

  • Share

Në gjendje të rënduar psikologjike, efektivi 56-vjeçar Arbër Pjeçi, me 34 vite karrierë në radhët e uniformave blu, baba i dy fëmijëve, i dha tragjikisht fund jetës duke qëlluar veten me armën e shërbimit në zyrën e tij në komisariatin e Durrësit.

Një plumb në zemër i mori menjëherë jetën, të enjten. Familja e kolegët po e kërkonin pas disa orëve pa kontakt me të, e madje kishin trokitur dhe në derën e zyrës së tij të cilën e kishte kyçur pa ditur tragjedinë që kishte ndodhur brenda saj.

E shtëna e armës nuk është dëgjuar nga kolegët pasi sipas ekspertëve polici e ka puthitur armën drejt e në zemër, ndaj arritën ta gjejnë në zyrë pasi shqyen me forcë derën rreth 6 orë pas vetëvrasjes.

Familjarë, kolegë e miq, janë të tronditur. Nuk e prisnin që oficeri i policisë, në sytë e tyre një burrë i ndershëm dhe me sedër, të arrinte deri në këtë pikë. Të gjithë e përshkruajnë një burrë emocional dhe të ndjeshëm.

“E njoh për njeri të mirë. Askush nuk thotë asgjë, ishte e papritur. Shumë dhimbje.’- tha një koleg.

“Djalë më i mirë nuk gjendet. Çun me sedër, çun i paparë”- u shpreh një tjetër.

“I sinqertë i ndershëm, u habitëm kur ndodhi kjo ngjarja. Shqetësime nuk kishte, por më bënte përshtypje se ishte shumë i sinqertë, i ndershëm. Punonte i shkreti”- tha një koleg.

“E kam pas shumë mik, nuk mund të shprehem. E merrja këtu se kisha makinën, e çoja në Divjakë e shkoja me të. E kam pas si vëlla. Kam punuar para gjashtë vjetëve me të, këtu e takoja shpesh herë”- u shpreh një koleg.

Atë ditë, oficerit Policisë Gjyqësore me gradë nën/komisar kishte mësuar vendimin e pezullimit nga detyra, si pasojë e një vendimi nga gjykata e Durrësit e cila e dënoi efektivin me 40 orë punë në komunitet për plagosjen e lehtë me grushte të fqinjit 2 vite më parë pas një sherri për tendën mbi të cilën pikonte uji nga ballkoni i policit.

Nën/komisari kishte mundësi ta ankimonte vendimin e përjashtimin nga policia te Standardet Profesionale brenda 10 ditësh, por nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi duke menduar aktin ekstrem.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qofshl i xhenetit. Arbentë të rrojnë fëmijët. Dhe qoftë dheu i lehtë. I nderuar Shahin; gjëma qëtë ra është tepër ë rëndë,të këshilloj: 26/01/2024 15:40

    Përgjigju
  • balshaj: 26/01/2024 13:51

    PO ca lesh u vetvra, e vrane per drogen qe u kapi ne portin e Durresit. Ne Shqiperi jeta e njeriut s'vlen. Te vrasin naten e te qajne diten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?