Djali i policit të Durrësit qëllon me armë 29-vjeçarin pas sherrit për parakalimin! I pranishëm edhe efektivi, arrestohet! Në kërkim i biri (EMRAT)

9 Shkurt, 08:39| Përditesimi: 9 Shkurt, 11:33

  • Share

KAVAJË- Sherri i të birit për një parakalim të gabuar, ka çuar në pranga një nënkomisar të Policisë së Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij pasi ka qëlluar me armë ndaj një 29-vjeçari. Në pranga ka rënë efektivi Kastriot Gjongecaj, ndërsa Denis Gjongecaj 24 vjeç është në kërkim nga policia.

Gjithçka ka nisur më datë 7 shkurt, kur 24-vjeçari është konfliktuar me një 29-vjeçar, Kiti Kazazi, pas një sherri për parakalimin e gabuar. Mirëpo, djali i efektivit nuk e ka mbyllur këtë ngjarje atë ditë, por e ka vazhduar edhe më tej duke shkuar të nesërmen me të atin për të sqaruar problemin.

Sherri ka agravuar dhe 24-vjeçari ka qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte Kiti Kazazi, por fatmirësisht ky i fundit nuk ka mbetur i lënduar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se arma me të cilën është qëlluar ndaj të riut, nuk është arma e shërbimit të efektivit Gjongecaj. Por, djali i tij në momentin e sherrit e ka pasur armën pa leje në makinë, duke e rënduar edhe më shumë pozitën e tij.

Ngjarja ka ndodhur më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës. AMP njoftoi se efektivi u arrestua, ndërsa djali është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë" në bashkëpunim dhe "Armëmbajtje pa leje".

*Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema dhe Artur Korriku

Ora 09:10
‘Shkoi të sqaronte sherrin e djalit për parakalim të gabuar’, detaje nga arrestimi i efektivit të policisë së Durrësit: I biri qëlloi me armë drejt 29 vjeçarit

1706709436_policia.PNG

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Kavajë ku efektivi i policisë Kastriot Gjongecaj dhe djali i tij Denis Gjengecaj qëlluan me armë zjarri ndaj të riut Kiti Kazazi.

Denis Gjongecaj i cili është shpallur në kërkim, në 7 shkurt është konfliktuar me 29 vjeçarin për një parakalim të gabuar. Të nesërmen 24 vjeçari shkoi së bashku me të atin Kastriot Gjongecaj (nënkomisar i policisë në Durrës) për të sqaruar problemin.

Por konflikti ka përshkallëzuar dhe djali i efektivit ka qëlluar me pistoletën që e mbante pa leje në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Kiti Kazazi.

Njoftimi i plotë i AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje e mbetur në tentativë" në bashkëpunim dhe "Armëmbajtje pa leje".

Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/02/2024 01:33

    Ja dhe //sqarimet// e shqipove! Gjithemone perfundojne njelloj, ose me grushte,ose me thika,ose me plumba!

    Përgjigju
  • Anna: 09/02/2024 10:33

    Babi polici në vend që ta shtërgonte qunin e vet! Dhe shkoj dhe i futi benzinë dhe më tepër deri sa quni babi qëdhoj me pistoletë që babi mund tja ketë marë ndonjë kriminel gjatë kontrollit rutinë,dhe ja ka dhuruar qunit,mere quni babit se të duhet ta kesh.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 09/02/2024 10:13

    Kupola politike e inkriminuar nuk mund te mos kete edhe nje organ ligjzbatues te pa inkriminuar....kur drejtesia e deritashme ishte nje appendix i klases kriminale politike....si mundet qe policia te jete ne sherbim te publikut dhe ligjit?

    Përgjigju
  • Tirona: 09/02/2024 09:30

    Policet , cunat dhe niperit e tyre kshu bejn si te fort gjith kohen . Duhet te arrestohet e te denohet per tentativ vrasje , dhe polici si bashpunetor ne krim

    Përgjigju
  • elda: 09/02/2024 09:13

    pote gjithe cunat e policeve bejne si njisha se kane babin polic.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?