Nënkoloneli francez i NATO-s akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë

30 Gusht 2020, 13:58| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 13:59

  • Share

Një oficer i ushtrisë franceze u denoncua dhe është vënë nën hetim pasi akuzohet për tradhti në favor të Rusisë.

Sipas asaj që raporton ‘Radio Europe 1’, ai dyshohet se iu ka siguruar shërbimeve të inteligjencës ruse dokumenta tepër sekrete

Lajmi gjithashtu u më pas u konfirmua edhe nga Ministrja e Mbrojtjes franceze, Florence Parly.

"Unë mund të konfirmoj - tha ministrja - se një oficer i lartë është nën procedime ligjore për ndërhurje në dokumenta të sigurisë".

Çështja është veçanërisht preokupuese për Parisin pasi oficeri me gradën nënkolonel, ishte pjesë e NATO-s, në një bazë ushtarake në Itali.

Sipas burimeve të transmetuesit ‘Radio Europe 1’, oficeri francez i dyshuar për spiunazh sgërbente në bazën e NATO-s në Napoli, në Itali

Komento

Komente

  • Pjeter: 30/08/2020 14:36

    Asgje e re,Francezet jane dalluar historikisht per sherbime serbo ruse.Edhe gjate bombardimeve te natos,u kap nje ushtarak i larte francez,qe jepte informacione per levizjet e trupave te Natos.Mitrovica eshte ajo qe eshte tani,sepse ushtaraku i larte qe drejtonte kontigjentin francez,beri ate qe e shofim edhe sot,ndarjen mbi Iber,nje problem serioz i paqes ne ballkan.Po te kishin qene Amerikanet,Gjermanet,apo Anglezet ne ate pjese te Kosoves,sot nuk do kishte nje problem veri i Kosoves,kriminelet do ja mbathnin,dhe ata qe do te rrinin nuk do kishin frike,dhe problemi,me gjithe deshiren e Vucicave te sotem,nuk do te kishte egzistuar,dhe me e keqja? Ushtaraku Francez ne librin e tij te kujtimeve,deklaron krenarine e tij per ate qe beri ne Mitrovice.Francezet,megalomane,kolonianiste,te pa bese.Franca ne L.II,Ishte Shteti i aleateve qe pagoi me pak ne nivelin e te reneve ne krahasim me ate cka mori politikisht,me ate c'pesuan Anglo -Ametikanet ne njeres.De Gaull Kur hyri triumfant ne Paris,pervec se u shpreh patriot,udheheqes i francezeve,fitimtar kunder okupatorit,nuk tha asnje fjale per kontributin e padiskutueshem te Aleateve,qe ja krijuan kushtet per ate triumf,duke lene me qindra mije ne brigjet e Normandise.Nje "ANCEPS"tipik Francez,dhe keto lajme,nuk jane aspak rastesore.Ky eshte mendimi im.

    Përgjigju
    • Arian sokoli: 01/09/2020 02:00

      sa i zgjuarqenke pjeter A thu mos punon eshe ti per naton

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?