Neni që mbron deputetët, LSI votoi
ligjin bashkë me PS më 30 mars 2017

18 Janar 2018, 18:15| Përditesimi:

  • Share
Neni në Kodin e Procedurës Penale që mbron deputetët, i kthyer tashmë në temën e ditës pas nismës së PS për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit në përputhje me ligjin, është votuar edhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Më konkretisht, PS dhe LSI kanë miratuar ndryshimet në Kodin e Procedurës Penal më 30 mars të vitit 2017 dhe ligji është votuar me 88 vota, nga 84 të nevojshme.  

Mbi bazën e këtij neni PS ka iniciuar edhe ndryshimet aktuale në Rregulloren e Kuvendit. Në pikën 2 të nenit 288 të Kodit thuhet se kërkesa e prokurorit drejtuar Kuvendit për të marrë autorizimin për arrestim, duhet të shoqëruar me relacion të arsyetur dhe me prova.

Rreth një vit pas miratimit të këtyre ndryshimeve, kur maxhoranca dorëzon në Kuvend nismën për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit sipas parashikimeve të neneve 288 dhe 289 të Kodit Penal, LSI e kundërshton dhe akuzon shumicën se po tenton të mbrojë nga arrestimi ish-ministrin e Brendshëm.


kodi
(Kodi i Procedurës Penal për rastet e procedimeve të deputetëve)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?