Kronikë

Neni për pasurimin e paligjshëm, deputetët shpërfillin propozimin e kryeprokurorit Çela, shmanget diskutimi për ndryshimin e Kodit Penal

14 Qershor 2021, 16:09| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 17:55

  • Share

Anëtarët e Kuvendit nuk e kanë mirëpritur propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, për miratimin e një neni të ri në Kodin Penal, me emërimin "Pasurimi i paligjshëm”, me qëllim për të goditur korrupsionin në radhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve publikë. Deputetët kanë mbajtur një qëndrim shpërfillës ndaj propozimit sfidues, i cili do t’i mundësonte prokurorive të juridiksionit të zakonshëm dhe SPAK-ut të goditin pushtetarët, të cilët nuk justifikojnë pasuritë me të ardhurat e ligjshme. Heshtja e ligjvënësve vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur luftë korrupsionit në Shqipëri përmes një zgjerimit të listës së zezë, një memorandumi dhe urdhrit ekzekutim të presidentit Joe Biden për konfiskimit e pasurive të pushtetarëve të korruptuar.

Në raportin për veprimtarinë vjetore të prokurorisë për vitin 2020, depozituar në Kuvend në 30 prill 2021, kryeprokurori Çela propozonte ndryshimin e Kodit Penal, për të shutuar një nen të ri për pasurimin e paligjshëm, bazuar në Konventën e OKB-së Kundër Korrupsionit. Në 1 qershor 2021, Komisioni i Ligjeve mori një shqyrtim raportin, duke anashkaluar çdo diskutim mbi propozimin. Katër ditë më pas, në 4 qershor 2021, Komisioni i Ligjeve ka hartuar një rezolutë për vlerësimin e punës së prokurorisë si dhe për prioritet ku duhet të fokusohet gjatë vitit 2021. Në dokument, Kuvendi cakton 13 detyra për prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm për vitin 2021, por nuk thuhet asgjë për kërkesën e prokurorisë për miratimin e nenit të pasurimit të paligjshëm.

Ditën e sotme, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi në Parlament për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2020, duke paraqitur pika kryesore të raportit, statistika, sfida dhe kërkesa për mbështetje financiare, ndërsa u pati asnjë diskutim për propozimin për miratimin e nenit për pasurimin e paligjshëm. Prej disa muajsh Ministria e Drejtësisë po punon për hartimin e një Kodi të ri Penal, në bashkëpunim me aktorë vendas dhe partnerët ndërkombëtarë. Mbetet për t’u parë nëse propozimi për nenin e ri do të reflektohet në draftin që do të shkojë në Kuvend.

Propozimi i kryeprokurorit Olsion Çela për shtimin e nenit për pasurimin e paligjshëm

 

Konventa e OKB për luftën kundër korrupsionit

(Kliko këtu për Rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së prokurorisë)

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligji: 15/06/2021 06:43

    Mbase nuk kane qene dakord Shameti dhe Manja. Se keta i dine keto punet me ligjet dhe kodin penal.

    Përgjigju
  • Iris: 15/06/2021 00:31

    Heshtja e tyre flet vete,vlen sa nje mije fjale.Por kryeprokurori duhet te jete me kerkues ndaj tyre,kurse gazetaret duhet t'i pyesin deputetet per <<heshtjen,apo shperfilljen >> e tyre per kete rast.Te shohim si do reagojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?