Mjekët e spitalit 'Shefqet Ndroqi'

Nënë Limja shërohet nga Covid-19, 85-vjeçarja shkon pranë gjirit të familjes

7 Maj 2020, 22:33| Përditesimi: 7 Maj 2020, 22:36

  • Share

Nënë Limja nga Shkodra është shëruar nga COVID-19 dhe ka lënë ambientet e spitalit "Shefqet Ndroqi”. 85-vjeçarja ia ka dalë të fitojë luftën e vështirë me koronavirusin edhe pse kishte pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe ka shkuar pranë gjirit të familjes.

Ministrja Manastirliu ka publikuar lajmin duke falenderuar mjekët që kontribuan në shërimin e saj. Ajo ka theksuar se 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit dhe në total janë 605 nga fillimi i epidemisë.

"Nënë Limja, 85-vjeç nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga COVID-19  falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit COVID2.  85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes. 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 605 të shëruar nga fillimi i epidemisë", ka shkruar Manastirliu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?