Oficeri i Forcave Speciale të Kosovës, Bexhet Shala

Nënë e bij rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, Oficeri i Forcave Speciale të Kosovës kthehet në hero! I nxjerr të dyja në breg shëndosh e mirë

4 Gusht 2023, 22:38| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 22:43

  • Share

Një akt padyshim heroik është ai  i zjarrfikësit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nënkolonel Bexhet Shala, i cili sot ka shpëtuar dy jetë në plazhin e Shëngjnit.

Nënkoloneli ai ishte në pushime me familjen, por ndërhyri menjëherë kur dëgjoi thirrjen e ndihmës nga një grua dhe vajza e saj.

Gruaja dhe vajza e saj ranë në vështirësi nga dallgët e mëdha në plazhin e Shëngjinit, por për fatin e tyre të mirë nënkolonel Shala ishte aty dhe nuk ngurroi të bëhej ëngjëlli i tyre.

Me guxim ai arriti t’i sillte të sigurta në breg.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës nuk ngurroi të falenderonte aktin heroik të zjarrfikësit, duke e shpallur një shembull frymëzues për të gjithë ushtarakët e FSK-së.

Ushtarakët e FSK-së me besnikëri bartin betimin e tyre, në shërbim të popullit dhe atdheut, për mbrojtjen e tyre, duke mos kursyer as jetën! Intervenimin pa mëdyshje për shpëtimin e dy personave, nënkolonel Shala e ka bërë falë shkathtësive dhe aftësive të tija personale dhe profesionalë, përvojës së tij gjatë luftës në Kosovë si dhe leksioneve të shumta për vigjilencën në situata të ndryshme, si në luftë ashtu edhe në kohë paqe”, ka shkruar Ministria e Mbrjotjes.

Nënkolonel Shala ka theksuar se kjo ishte detyra e tij, por vepra e tij ia kalon kufijtë e detyrës profesionale. Ai tregon se ndihma dhe solidariteti nuk njohin kufij, dhe si ushtarë i FSK-së, ai është gjithmonë në gatishmëri për të ndihmuar pa kushte.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosovari: 05/08/2023 09:34

    Kaq te trash jane keta kosovaret qe nuk marrin vesh,njëqind here eshte thene se kur ka dallg nuk duhet me hy ne uje se dallga nuk te con përpara por mbrapa

    Përgjigju
  • Taku: 05/08/2023 08:24

    Bravo!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?