Nëndetësja e NATO-s në Durrës

Mbërrin në Durrës nëndetësja turke e misioneve të NATO-s

14 Mars, 12:09| Përditesimi: 14 Mars, 12:26

  • Share

TCG Anafartalar, nëndetëse e ardhur nga Turqia ka mbërritur në Portin e Durrësit.

Nëndetësja turke që operon në kuadër të misioneve të NATO-s. Pas përfundimit të një detyre të komandës së NATOS para pak ditësh ajo ka mbërritur në portin e Durrësit.

Ky mjet luftarak bën pjesë në nëndetëset konvencionale dhe punon me bateri dhe me naftë.

Është e gjatë 62 m dhe e gjerë 6,25 m.

Peshon 1400 ton.

Ajo përdoret kryesisht për misione zbulimi dhe për asgjësimin e minave detare.

Ka në bordin e saj lëshues silurash.

Është prodhim i vitit 1995.

Në portin e Durrësit vjen për vizitë në bazë të protokollit si vend anëtar i NATOS.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?