Nëna zhvishet në Tik Tok për para, veprime të turpshme në sy të fëmijëve, Sociologia: Modele negative

22 Shkurt, 15:12| Përditesimi: 22 Shkurt, 15:51

  • Share

Tirane- Për disa para më shumë. I tillë është nudizmi në rrjete sociale, që fatkeqësisht po merr përmasat e një femonemi, nga nëna të cilat e bëjnë në prani të të miturve, në këmbim të një fitimi që në shumë raste nuk i kalon 20 apo 30 dollarë në ditë.

Një skenë e ngjashme ishte mbrëmjen e së dielës gjatë një komunikimi direkt në tik-tok, mes dy personazheve në këtë rrjet social, me qindra-mijëra ndjekës në faqet e tyre.

“Disa e shohin si të vetmen rrugë këtë mënyrë të fituari, ka të tjerë të cilët edhe pse kanë mënyra të tjera e zgjedhin këtë rrugë sepse u duket më e thjeshtë, nuk ka lodhje apo angazhim të madh, sikundër ka dhe të tjerë që nuk marrin parasysh se kanë familje, kanë fëmijën aty” thotë sociologia Entela Binjaku

Gruaja e cila më herët ka qenë pjesë e një “reality show” sillet në banesë, në mënyrë të papërshtatshme edhe pse prezente është edhe vajza e mitur.

“Fëmijët janë ndoshta fasha më delikate e shoqërisë në këtë aspekt, pasi fëmijët mësojnë nga modeli dhe jo nga ajo që u thuhet, përbëjnë problem sepse kur shohin të rritur që pa kurrëfarë droje ekspozohen ndaj fitimit, dhe aty mund tu bëhet një lloj forme ose modeli jo i duhur' thotë Binjaku.

Por, çfarë mendojnë qytetarët?

“Shumë gabim, shumë gabim, është model i keq”

“Janë fare të papranueshme për karakterin dhe moralin e moshës sonë”

Një tjetër kategori prindërish, janë ata që nuk përdorin veten, por përdorin fëmijët për t’u bërë viral në rrjete sociale, me qëllim shtimin e ndjekësve dhe të fitimeve online.

“Çfarë nëne është ajo që nxjerr një fëmijë aty?!” ngre pikëpyetjen një qytetar.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?