Nëna iu dogj në shtëpinë e vjetër, flet djali: Ishte gjysmë e paralizuar, ndezi zjarrin natën (VIDEO)

13 Shkurt 2020, 12:17| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 12:23

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në vendin e quajtur Ura e Gjormit në Vlorë, ku Selvi Zenelaj, 80 vjeç humbi jetën si pasojë e flakëve që ranë në një banesë të vjetër.

Djali i viktimës Shkëlqim Zeneli është shprehur se nëna e tij ishte e paralizuar dhe nuk e kishte menduar që do të ngrihej dhe të ndizte zjarrin. Ai ka deklaruar se vetë kishte fjetur në një dhomë tjetër që ishte e ndarë nga ndërtesa që u përfshi nga flakët. Ndërsa nënën e ka gjetur të vdekur në mëngjes.

"Nënë e kisha. Ishte pak e sëmurë, ishte gjysmë e paralizuar, i shërbeja vetë. Lyem me gëlqere këto dhe i shtuam bashkë me vëllanë. Më tha mos ik të keqen nëna, po ika u shtriva të dhoma tjetër. Kur ngrihemi në mëngjes, nëna djegur. Nëna jetonte me neve e babain. Babai mbrëmë ishte në shtëpitë në fshat. Është ngritur marramendësh  ka ndezur zjarrin dhe është djegur ashtu. " tha djali i të moshuarës, Shkëlqim Zeneli.


Lajmi kryesor:

Digjet kasollja në Vlorë, humb jetën 80-vjeçarja! Djali: Ishte gjysmë e paralizuar (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?