Lear Kurti

Nëna e Lear Kurtit: Djali im pinte hashash por nuk besoj të ketë gëlltitur drogë! Kishte shenja në trup, ka marrë goditje të tmerrshme

23 Tetor 2022, 16:59| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 17:06

  • Share

Me lot në sy, nëna e Lear Kurtit Fatmira Mustafaj rrëfen se humbi ndjenjat natën kur mbërriti në spitalin e Traumës për të parë të birin. E trishtuar tregon se kur hapi sytë, mësoi lajmin e rëndë se i biri 32 vjec ishte ndarë nga jeta.

Mustafaj konfirmon se Lear Kurti ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe mohon tezën e epilepsisë duke thënë se gëzonte shëndet të plotë. Sa i përket gëlltitjes së dozës së kokainës, nëna nuk e beson këtë pasi sipas saj të rinjë e hedhin sapo vënë re se po ndiqen nga forcat blu.

Megjithatë thotë se 32-vjeçarin e kishte frikë policinë pasi e kapnin shpesh herë, por nuk hezitont të përballej me ta. Ndonëse Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) mohon të jetë ushtruar dhunë ndaj të riut në momentin që u shoqërua në komisariat, Fatmira Mustafaj thotë se Lear Kurtin e ka parë me shenja në trup.

“Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë të kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme”, tha Mustafaj në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala.

Ndërsa mikun që e shoqëronte natën që u kap nga policia, nëna thotë se e njihte por nuk kanë mundur të bisedojnë sepse ishte i shokuar.

“Kam folur dje në darkë me një shokun e tij, edhe ai ishte i shokuar. Personin që rrinte me Learin e njihja. Se ka parë ngjarjen nuk e di. Por si nënë unë di të them se ai ka ikur i dhunuar. Unë këtë di të them, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë o bo bo. kjo lagja jonë është e sulmuar. Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se dhunuar tmerrësisht”, tha Mustafaj.

Fatmira Mustafaj ka treguar edhe bisedën e fundit me Lear Kurtin vetëm pak orë para se të mësonte se kishte ndërruar jetë.

“Më mori rreth orës 11, i thashë hajde se u bëmë për mall. Më tha do vij se do sjell diçka. I thashë a je mirë, a je në shtëpi se ti e di si është nata. Më tha mos ki merak për mua, nesër do rrij gjithë ditën me ju”, tregon Mustafaj.  

Kujtojmë se Lear Kurti ndërroi jetë në duart e policisë, por rrethanat mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga ekspertiza. Në ekspertizën paraprake rezultoi se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i është gjetur një përmbajtje plastike disa cm. Gjatë ndjekjes, burime bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk donte të arrestohej. Në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.

Komento

Komente

  • Vlora: 24/10/2022 08:52

    Me vjen shume keq per komentet. Po si mund tju mbushet mendja se populli do te shkoje te protestoje per nje njeri i cili shet droge dyerve te shkollave? Vertet mendoni se ky popull do vazhdoje te ndjeke injorantet e drogmenet qe nga lajmet duket sikur kemi pushtuar evropen me arrestime shqipetaresh kudo na e nxine faqen neper bote. Jo jo shumica nuk eshte me drogaxhinjte ta dini njehere e mire. Personalisht me vjen keq per ate cunin, per fatin e tij dhe vrasesit e tij te vertete ta dini qe jane ajo familje qe e ka edukuar dhe me pas ka pranuar leket e droges ne shtepi. KAQ KISHA. Mos prisni tu bashkohemi ne protesta ne njerezit qe punojme 5 dite ne jave dhe i perkushtohemi familjes. Nuk e mendoj kurre qe une te udhehiqem nga njerez si STRESI apo Drogaxhinje te tjere. MJAFT ME ME INJORANTE TIK TOKU.

    Përgjigju
  • Masaker: 23/10/2022 19:16

    Foto e spitalit u cjerri masken policise dhe spitalit pranga ne njeriun duke dhan shpirt dhe trupi i nxim nga rrahjet ne dore te zotit edhe ne diktature nuk nodhte!!!!!!!

    Përgjigju
    • Laluci: 24/10/2022 08:18

      Bobo, ti i bere masaker fare gjuhes shqipe. Po ku ke mesuar te shkruash ne kete menyre o trupeshk? Me vrap ne klase te pare.

    • Zhani Pano: 23/10/2022 21:35

      O komentuesi Masaker! Nuk ka Shqiptar te kuptoje se cfare do te thuash ne komentin tend!

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?