Nëna e 22-vjeçares nga Kenia hedh poshtë lajmet: Vajza është ende në koma, nuk e ka kaluar rrezikun

22 Dhjetor 2022, 17:44| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 18:15

  • Share

Nëna e Xhoit për Report Tv ka hedhur poshtë lajmet se e reja ka dalë nga koma. Sipas saj, vajza ka pasur një përmirësim, por nuk e ka kaluar rrezikun.

“Sot është 22 dhjetor, unë jam Ruth Abongo, nëna e Joyt. Ne jemi ende këtu. Sot do dëshiroja t’ju jepja disa informacione, lidhur me atë çfarë kanë thënë disa media për Joyn, që ka dalë nga koma. E vërteta është se Joy ndodhet me mua këtu te spitali i Traumës. Siç e shihni ajo ka disa përmirësime, por e vërteta është që Joy është ende në koma. Është e pavetëdijshme, nuk është zgjuar ende. Do të ishte një lajm shumë i mirë nëse Joy do të kthehej si në fillim, kjo është dëshira ime.

Joy është ende e pavetëdijshme, ka të fiksuar një tub që merr frymë. Kontraktimet që ka në dorë nuk kanë ikur ende. Duart i ka ende njësoj, kyçet ende nuk mund të përkulen apo të lëvizin. Këmbët janë ende të kontraktuara edhe pse ka bërë shumë fizioterapi. Fatkeqësisht në gjurin e majtë ka një problem, ende nuk përkulet, aspak. Shëndeti i përgjithshëm mendoj që po përmirësohet për shkak të ushqimit apo fizioterapisë. Problemi kryesor është ende me trurin, kam këmbëngulur dhe kërkuar vazhdimisht sepse këtu nuk po trajtohet, Joy kërkon trajtim neurologjik. Unë vazhdoj të kem nevojë për ndihmën tuaj sepse fondi është hapur dhe po rritet, por është ende pak dhe nuk mund ta përballojë trajtimin që kërkojmë. Ju falenderoj të gjithëve për punën që po bëni. Ne jemi ende këtu dhe mund të vini të na vizitoni", tha ajo. 


Lajmi kryesor:

Ekskluzive në ‘Pa Gjurmë’, flet nga Kenia mikesha e  Xhoit, 22-vjeçares keniane të dhunuar barbarisht: Roli i shoqes së dhomës dhe i dashuri shqiptar, biznesmen i rëndësishëm


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?