Më pistoletë lodër, adoleshentët u grabisin paratë 2 personave në sheshin ‘Skënderbej’! Arresohet 17 vjeçari, në kërkim shoku i tij

10 Dhjetor 2023, 09:42| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 09:55

  • Share

Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, në bashkëpunim me një moshatar të tij, nën kërcënimin e një pistolete imituese në sheshin “Skënderbej” i ka vjedhur një shumë parash 2 personave.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme, në sheshin "Skënderbej", rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme, i kishin vjedhur një shumë parash dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre”- njofton policia.

Pas verifikimeve të kryera nga policia, ka rezultuar se 2 autorët e grabitjes në sheshin “Skënderbej” kanë kryer më herët një tjetër grabitje në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli” ku kanë marrë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 17 vjeçarit tjetër i cili arriti të largohej nga vendi i ngjarjes. 

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?