Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pas seancës plenare u pyet edhe për akuzat ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Berishën e ka quajtur të përndjekur politik.
“Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është një i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin. Ka pasur 475 çështje por nuk i ka hequr pasaportën. Ajo që unë theksoj është që loja politike që përdoret për mua është shumë e shëmtuar dhe krijon terror. Janë 16 pronarë dhe pse duhet të arrestohet njëri dhe jo të 16-të me logjikë?! Këtu është problemi i mos funksionimit të shtetit", tha ajo.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Degjeneron seanca, deputeti i Rithemelimit Nallbati grusht kolegut socialist, Vullnet Sinaj! Përjashtohet! Deputetët e Berishës krijojnë kaos, 'pushtojnë foltoren'
B.K//ReportTv.al