Rajmonda Balilaj dhe Vangjel Tavo

Shkarkohet Rajmonda Balilaj e Fierit, nën hetim nga SPAK për 2 tendera! Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës, largohet Flamur Manaj

13 Mars, 18:20| Përditesimi: 13 Mars, 23:25

  • Share

Këshilli i ministrave ka miratuar lirimin nga detyra të dy prefektëve, të qarkut të Fierit dhe të Vlorës.

Flamur Manaj është liruar nga detyra si Prefekt i Qarkut të Vlorës, post të cilin e mbante që prej nëntorit të 2017-ës. Po ashtu Këshilli i Ministrave emëroi në postin e Prefektit të Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavon. Ky i fundit ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.

Nga detyra është liruar edhe prefektja e qarkut të Fierit Rajmonda Balilaj e pezulluar me vendim të GJKKO pasi po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në kohën kur ka qenë në krye të Bashkisë Patos.

“V e n d i m për lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Fierit; Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosur: Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.”

Abuzimi për të cilin SPAK heton ish kryetaren e bashkisë së Patosit është tenderi me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”. Seanca e datës 13 mars, për verifikimin e masës së sigurisë për pezullimin nga detyra, nuk është zhvilluar në GJKKO pasi Balilaj është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tefik: 13/03/2024 18:41

    E ve Vangjel Tavon prefekt.I hodhi melcine njeriut te Ilir Metes kryehajdutit,Edhe Rama nje plehra eshte,socialisteve ju thote harrojeni ponesimin ne administrate dhe puneson njerzit e lsi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?