Nën efektin e alkoolit e drogës dhe pa patentë, 17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një javë, bllokohen 44 automjete

7 Prill, 11:18| Përditesimi: 7 Prill, 11:29

  • Share

Policia Rrugore ka publikuar raportin një javor sa i përket masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve. Sipas policisë gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit. Po ashtu janë gjobitur 13,302 shoferë si dhe janë bllokuar 40 makina.

Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):

17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:

                •              8 të dehur në timon

                •              3 pa leje drejtimi

                •              1 nën ndikim narkotikësh

                •              1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi

                •              1 për shkelje të rregullave të qarkullimit

                •              2 për korupsion aktiv

                •              1 për trafikim mjetesh

Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:

                •              152 për xhama të zinj

                •              522 për tejkalim shpejtësie

                •              404 për parakalim të gabuar

                •              523 për përdorim celulari gjatë drejtimit

                •              812 për mosvendosje të rripit të sigurimit

                •              516 për mosvendosje të kaskës

                •              908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve

                •              35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”

                •              96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve

                •              8495 për qëndrim të gabuar

                •              839 për masa të tjera

48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:

                •              7 me targa të huaja për verifikim

                •              34 për detyrime të palikuiduara

                •              1 për mungesë dokumentacioni

                •              12 të spostuara me mjet ngritëse

Përgjegjësia dhe siguria në trafik janë prioritet për një shoqëri. Të qëndrojmë të informuar dhe të kujdesshëm!

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrante: 07/04/2024 11:54

    Qesharak ! Gjendja e respektimit te rregullave te trafikut eshte me keq se ne Kabul ! Rrugaceria ka pushtuar rruget kudo ! Kafshet parkojne pa frike e bllokojne kudi rrugen per pleqte , femijet apo invalidet ! 10 vjet ne pushtet , kot sa u votuam ..nuk bete dot shtet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?