Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim

12 Prill, 13:25| Përditesimi: 12 Prill, 17:23

  • Share

TIRANË- Ish-kryebashiaku i Durrësit, i cili u lirua nga qelia disa javë më parë, është paraqitur sot (12 prill 2024) në GJKKO e cila zhvillon sot seancën paraprake. Brenda Gjykatës Dako ka dalë kundër qëndrimeve të SPAK që e akuzon për shpërdorim detyre në dy episode. 

Në seancë u ekspertët e pavarur sollën aktekspertizën e re në GJKKO, rreth kostos së ndërtimit të vijës bregdetare në Durrës që sipas Prokurorisë është dhjetëfishuar.  Ekspertiza e re që u bë me kërkesë të gjykatës ka konkluduar se vlera e dëmit është 6.270.000 lekë pa tvsh.

Edhe kjo akt ekspertizë është kundërshtuar nga avokatët dhe vetë Vagjush Dakos të cilët pretendojnë se nuk ka patur abuzime me tenderin e shëtitores.

Sipas aktekspertimit të parë që iu bë për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, SPAK konstatoi se dëmi i shkaktuar ishte 18 milionë lekësh të reja.

Episodi i dytë ka të bëjë me ndërtimin një pallati pa leje teksa leja u aprovua pasi përfundoi ndërtimi madje edhe pasi kishin hyrë blerësit.

Dako ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të tij duke e çuar në arrest shtëpie më 27 shkurt 2024 për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit. Vendimi u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Më 17 prill ora 10:00 Gjyqtarja e seancës paraprake Fjojera Davidhi do të vendosë nëse dosjen do e kalojë për gjykim apo jo.

Ora 16:49
'A keni shpërdoruar detyrën? A jeni akullore?', Dako refuzon të japë koment pas seancës në GJKKO

 

Ish kryebashkiaku i Durrësit pas seancës së sotme në GJKKO, ka refuzuar të përgjigjet për median. Pyetjes së gazetarëve se a ka shpërdoruar detyrën, Dako iu përgjigj se nuk kishte koment.

Gjithashtu edhe pyetja: A  jeni akullore?, nuk mori përgjigje.

Dako u largua nga GJKKO i shoqëruar nga forcat e policisë pasi ndodhet në masën e arrestit shtëpiak. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 13/04/2024 09:54

    Ka vjedhur e shkaterruar Durresin direkt apo indirekt per 2 dekada dhe merzitet se po akuzohet per nje qime floku or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • ZAKAREL: 13/04/2024 08:48

    DUHET TE DENOHET SI SHKATERRUES I QYTETIT

    Përgjigju
  • beni: 13/04/2024 07:26

    ti pena duhet te jesh shok i dakos qe flet keshtu..

    Përgjigju
  • Iris: 13/04/2024 01:36

    Nga 18 milion ja ulen e ja rrumbullakosen ne 6 milion e prape te pakenaqur! Cfare pret ky qe ne ekspertizen tjeter qe mund te kerkoje, t'ja nxjerrin 0 dem?!

    Përgjigju
  • Pena: 12/04/2024 20:14

    Plazhet me pallatet I mbush Nongrata e Vicidolit!

    Përgjigju
  • beni: 12/04/2024 14:25

    ky palaco duhet varur aty ne plazhin e durresit..si shkaterrues i plazhit ..me pallate..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?