Fredi Beleri

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin nën akuzën e shitblerjes së votave në Himarë

26 Janar, 15:49| Përditesimi: 26 Janar, 16:10

  • Share

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për masë më të lehtë sigurie. Kjo është kërkesa e 12-të e Belerit për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. 

Gjatë seancës Beleri ka arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për mbajtjen e tij në burg pasi ai nuk përbën rrezik si edhe hetimet kanë përfunduar dhe ai nuk mund të dëmtojë provat.

Ndërkohë në 29 janar pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Belerit për leje të posaçme që të betohet si kryebashkiak i Himarës. I pranishëm në seancën që u shty më 24 janar, ishte edhe ambasadorja greke Konstantina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili u godit me vezë nga një qytetar. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?