U ekstradua dje nga Franca, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Behar Bajrin! Akuzohet për 7 vepra penale

17 Nëntor 2023, 14:56| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 15:46

  • Share

GJKKO ka lënë në fuqi masën "arrest me burg" për të shumëkërkuarin Behar Bajri. Mësohet se Bajri nuk ka folur gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme.Dërgimi i Bajrit në sallën e GJKKO ka qenë i thjeshtë pasi godina ndodhet ngjitur me burgun ‘313’. Në vijim të hetimeve për dosjen “Metamorfoza” në të cilën është i përfshirë edhe Bajri, do të vijojnë seancat me dëshmi dhe marrje në pyetje.

Mëngjesin e ditës së djeshme (16 nëntor) i shumëkërkuari Behar Bajri u ekstradua nga Franca dhe mbërriti në Tiranë me masa të rrepta sigurie. 

Sot Bajri u njoh me akuzat në një seancë të posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë 'arrest me burg', të marrë në mungesë për 7 vepra penale, mes të cilave vrasje me pagesë, grup kriminal. Ai u arrestua më 4 shtator në një lokal në Strasburg, pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2023 për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Autoritetet franceze disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK biseda të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, biseda të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit nga këta, asnjë i ekzekutuar.

Ndaj Bajrit rëndojnë akuza për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.  

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rusi: 17/11/2023 15:39

    Ky eshte djali me i keq qe ka shkodra, nje njeri i pabese, nji perdhunues fmish, (ish bashkeshorta qe e quan ky ishte vetem 15 vjeçe kur e grabiti e perdhunoi dhe e vrau) vrases policesh sepse vrau policin ne shkoder dhe u denu vetem 2 vite burg, vrau dy vellezerit ne rus, vrau Gjin Ndojin duke e pasur shok te ngushte, ky meriton te denohet per jete sepse plumbi eshte shpetim per te.

    Përgjigju
    • kiraskiras: 18/11/2023 11:08

      Po pse me Licët nuk ishte shok i ngusht dhe u vrau vëllan?

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?