Futbollisti brazilian Nejmar

Nejmar me çorape të grisura ndaj Zvicrës, ja arsyeja

19 Qershor 2018, 06:05| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 06:23

  • Share

Brazili dhe Zvicra u ndalën në barazim 1-1 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Një nga gjerat që tërhoqi vëmendjen në këtë takim ishin dhe çorapet e grisura të yllit brazilian Nejmar.

26-vjeçari kishte veshur mbrëmjen e djeshme një palë çorape të grisura nga ana e pasme e muskulit të këmbës dhe nuk është hera e parë që një futbollist profesionist të shihet me këto lloj çorapesh.

Shpjegimi i këtij fenomeni sipas specialistëve është se çorapet janë të bëra me fije llastiku që shtrëngojnë muskulin e këmbës që mund të shkaktojnë edhe probleme me qarkullimin e gjakut.

Kjo është edhe arsyeja që shumë futbollistë vendosin që t’i grisin çorapet e tyre në pjesën e pasme të muskulit për të liruar tensionin në muskulin dhe për të zvogëluar dhimbjet në fazën finale të ndeshjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?