Negociatat, Ruçi: Shqipëria jonë hodhi një hap të rëndësishëm si  vlerë e bashkuar e BE

24 Mars 2020, 17:06| Përditesimi: 24 Mars 2020, 17:07

  • Share

Kryetari i  Kuvendit,  Gramoz Ruçi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e  negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Ky vendim është  një ngjarje e madhe historike për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin. Është një vendim i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian. Është një vendim i merituar për Shqipërinë, që rikonfirmon se trashëgimia, rrënjët, kultura dhe aspiratat tona kanë prodhuar e konsoliduar vlerat tona europiane. Kuvendi i Shqipërisë është krenar për kontributin dhe legjitimitetin që i dha këtij procesi të gjatë e të vështirë, që më në fund gjeti mbështetjen dhe konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Shpreh  mirënjohjen dhe vlerësimin tim për të gjithë protagonistët dhe kontribuuesit në këtë sukses kombëtar. Tashmë Shqipëria jonë hodhi një hap të rëndësishëm drejt konfirmimit si  një vlerë e bashkuar e Bashkimit Europian” tha Ruçi.


Lajmi kryesor:

Çelja e negociatave, Rama: Më në fund u hap dera! KE: Lajm i shkëlqyeshëm! SHBA: Pasqyron punën e qeverisë (REAGIMET)


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?