Negociatat, Rama: Kapitull të ri
në marrëdhëniet me Greqinë

13 Nëntor 2017, 16:32| Përditesimi:

  • Share
Pas fazës së parë të negociatave me Greqinë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të hapet një kapitull i ri mes dy vendeve. Kryeministri u shpreh optimist për bisedimet në Kretë.

Greqia për ne është një parter strategjik dhe jo një gur cështjesh që shfaqen në rrugën e së ardhmes për arsye të brendshme, herë si gur dhe herë si gjarpërinj dhe pengojnë ecurinë e partneritetit strategjik për ne dhe për ata. Më në fund palët janë në tryezë dhe diskutimi nuk bëhet me deklarata në distancë, të gjitha cështjet adresohen në mënyrë racionale për lehtësimin e klimës për njerëzit.

Është një proces që vazhdon, jo i lehtë, por vjen si rezultat i këmbënguljes dhe qetësisë. U kthye në një tërkuzë që krijoi probleme të panevojshme për të dy vendet. Inkurajoj Bushatin për ecjen përpara për vendosjen në lëvizje të gjitha komponentëve.

Kam shumë besim se këto cështje do të adresohen sikur duhet për të hapur një kapitull të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë. Do bëjmë gjithçka që kjo situatë krizash të kthehet në mundësi, deri në nënshkrimin e një traktati të partneritetit strategjik mes dy vendeve” tha ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?