Negociatat me PS, Mediu: Kaosi i Rithemelimit absurd, s’po prodhonte ndonjë gjë të dobishme

14 Mars, 21:54| Përditesimi: 14 Mars, 23:03

  • Share

Absurd e ka konsideruar kreu i PR Fatmir Mediu kaosin e Rithemelimit në Kuvend. Në “Frontline” në Report Tv duke komentuar negociatat me PS, tha se Rithemelimi vendosi që të ulej në tryezë pasi kaosi i saj nuk po prodhonte asgjë të dobishme.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është çështje e marrëdhënies politike, por çështje standardesh. Janë rekomandimet e OSBE ODIHR. Hapi i opozitës për të dalë nga rregulli apo normaliteti absurd jo funksional. S’po prodhonte ndonjë gjë në dobi. Ishte një Kuvend dhe është ende, jo funksional. Prandaj opozita mori qëndrim. Për të krijuar një ndërgjegjësim qytetar e ndërkombëtar që nuk mund të ecet më kështu, me perceptim që kemi një qeverisje që bën çdo gjë.

Opozita ka pasur diskutim intensiv me veten. Nuk është hera e parë që faktori ndërkombëtar kërkon nevojën për një parlament funksional. Veprimet e njëanshme të PS nuk sjellin produkt pozitiv për mazhorancën. Ajo që dua të them jashtë të gjithë diskutimeve.”

A u dorëzua opozita te Rama?

“Jo. Opozita s’duhet të ketë komplekse të kthehet në kuvend dhe të bëjë detyrën e saj. Ka nevojë të ketë agjendë të qartë të qëndrimeve dhe veprimeve të saj. Duhet të gjejë gjuhë të përbashkët të veprimit politik opozitar dhe shoqëror opozitar.

Komisioni bipartizan nuk u ngrit para dy vitesh. Ka filluar në 2002-2003 me OSBE. Ka qenë marrëveshje pozitë opozitë. Ka funksionuar deri në 2013 ky komision me  mirëkuptim të dy palëve, pas 2013 s’ka funksionuar asnjëherë. Çdo moment që bëhen këto lëvizje të njëanshme duke u përpjekur të luajnë me aktorë të tjerë kanë tentuar për të mos pasur zgjedhje të ndershme”, u përgjigj Mediu.


Lajmi kryesor:

Negociatat, Rithemelimi heq dorë nga kaosi! Spaho: S’ka pazar! 2 kërkesat i morëm, Kuvendi i kthehet normalitetit! Krashi: Ka dëshirë për dialog


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?