Një raund bisedimesh mbi marrëveshjen e eksporteve të grurit nga portet ukrainase do të mbahet nesër në Stamboll midis zyrtarëve rusë dhe turq, deklaroi Ministria e Jashtme turke, raportojnë mediat e huaja.
“Diskutimet politike midis Turqisë dhe Federatës Ruse do të mbahen në Stamboll më 8 dhe 9 dhjetor 2022, ndërmjet delegacioneve të kryesuara nga zëvendësministri i Jashtëm ambasadori Sedat Enal dhe zëvendësministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergej Vershinin”, tha Ministria e Jashtme.
Gjatë bisedimeve do të diskutohet edhe për krizën siriane, në prani të Lavrentyevit, përfaqësuesit special të presidentit Vladimir Putin për Sirinë, por pjesë e axhendës së diskutimeve është edhe situata në Libi dhe në territoret palestineze.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë
S.S/ReportTv.al