Negociatat, Bushati: Shqipëria e shikon
nisjen e bisedimeve fillim të rrugëtimit

7 Dhjetor 2017, 18:34| Përditesimi:

  • Share
Në kuadër të ministerialit të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Ministrin për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht Kancelar i zgjedhur të Austrisë, Sebastian Kurz. 

Biseda u përqendrua tek perspektiva evropiane e Shqipërisë, duke pasur parasysh se Austria ka presidencën BE-së vitin e ardhshëm. Ministrat diskutuan gjithashtu për çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimin ekonomik. Bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri 2018.

Ministri Bushati e njohu Kurz me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare duke u ndalur sidomos tek reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut. Ai u shpreh se Shqipëria e shikon nisjen e bisedimeve për anëtarësim si fillimin e rrugëtimit evropian të vendit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?