Negociatat, ambasadori gjerman: Tani Shqipëria duhet t’i japë udhë konferencës së parë të anëtarësimit

24 Mars 2020, 16:12| Përditesimi: 24 Mars 2020, 16:16

  • Share

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf shprehet se Shqipëria ka hedhur një hap të madh me vendimin që morën sot ministrat e Jashtëm të unionit për të hapur negociatat.

"Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi.

Ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE. Në krizën e rëndë aktuale të corona-virusit ai është një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes. BE do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe rajonit, Gjermania do të vijojë me vendosmëri angazhimin e saj si partner dypalësh.

Vendimi skicon njëkohësisht edhe rrugën e reformave të mëtejshme, në të cilën do të duhet të ecë Shqipëria muajt e ardhshëm, në mënyrë që t’i jepet udhë konferencës së parë të anëtarësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë reformash."


Lajmi kryesor:

Çelja e negociatave, Rama: Më në fund u hap dera! KE: Lajm i shkëlqyeshëm! SHBA: Pasqyron punën e qeverisë (REAGIMET)


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?