Neglizhuan trajtimin e pacientit, i cili më pas vdiq, dërgohen për gjykim 5 mjekë në Fier

27 Nëntor 2023, 10:00| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 10:16

  • Share

FIER- Pesë mjekë të spitalit rajonal Fier janë marrë të pandehur dhe Prokuria ka dërguar dosjen për gjykim për akuzën e ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’. Sipas Prokurorisë, pesë mjekët Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani dhe Ndriçim Bala kanë neglizhuar trajtimin e pacientit Bledar Sherifaj në 2020, i cili më pas ka ndërruar jetë.

"Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit Bledar Sherifaj, i cili më pas ka ndërruar jetë", njofton prokuroria. 

Mediat shkruajnë se i ndjeri nuk është hospitalizuar dhe s’ka marrë trajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë. Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambientet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marrjen e mjekimit.

Çështja në fjalë është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, ku pas provave të mbledhura dhe aktitet të ekspertimit mjekësor, është arritur në përfundimin se mjekja e Përgjithshme Ledjusa Muhametaj, mjeku Enton Dore, mjeku psikiatër Agim Sulaj, mjeku gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjeku infeksionist Ndriçim Bala, kanë kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Mjekët 
Ledjusa Muhametaj
Enton Dore
Agim Sulaj
Aleks Sulejmani 
Ndriçim Bala

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kim: 27/11/2023 11:33

    Po ky psigologu ?

    Përgjigju
  • Plumin...: 27/11/2023 10:16

    Po nuk i dhe lek ,nuk te prekin me dor legenet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?