Në Zveçan, hiqet një pjesë e telave me gjemba

6 Qershor 2023, 09:43| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 09:44

  • Share

Situata raportohet të jetë e qetë mëngjesin e së martës në Zveçan, ku janë mbledhur sërish një grup i vogël qytetarësh lokalë që kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale.

Të martën janë hequr edhe një pjesë e telave me gjemba përreth ndërtesës komunale, ndërsa tani aty qëndrojnë vetëm tre ushtarë.

Në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, më 29 maj kishte ndodhur një përleshje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve lokalë.


Lajmi kryesor:

Pasi i bënë 3 kërkesa Kurtit, Escobar dhe Lajçak takim 'kokë më kokë' me Osmanin! Kryeministri i Kosovës: Të ndalet dhuna dhe zhvillojmë zgjedhjet


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?