Në zonën e Zadrimës më pak gjela deti! Fermerët heqin dorë nga mbarështrimi i ‘mbretit’ të tryezës

17 Dhjetor 2023, 16:20| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 14:49

  • Share

Gjeli i detit, simboli i natës së ndërrimit të viteve po mbareshtohet gjithnjë e më pak në Zadrimë të Lezhës, një nga zonat me traditë për rritjen e këtij shpendi. Prej ditësh gjelat janë nxjerrë në shitje, buzë rrugëve nacionale apo në tregje, por numri i tyre është i paket.

Rritja e kostove dhe largimi masiv i të rinjve, ka bërë që shumë familje të heqin dorë nga mbarështimi i këtij shpendi per shkak edhe të mungesës së fuqise punetore. Fermeret pranojnë se çmimi ka njohur rritje, por pavarësisht kësaj, shitjet thonë janë të kënaqshme pasi numri i shpendëve në treg është i ulët.

Në Zadrimë të Lezhës janë rritur deri në 50 mijë gjela detit në vit, por ky numër është reduktuar gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit, ndërsa çmimi varion nga 10 mijë deri në 13 mijë lek të vjetra kg.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?