VIDEO/Në vigjilje të 28 nëntorit, mungon dekori kuqezi në Vlorë! 10 ditë para festës, bashkia nuk ka vendosur flamuj në sheshe

18 Nëntor 2023, 11:45| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 11:57

  • Share

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha pranon vonesat në dekorimin e qytetit, por pa shpjeguar arsyen. Sakaq thekson se programi festiv do të mbahet nga data 23 deri më 29 nëntor.

“Ka patur nje vonese per shkak te procedurave qe behen ne Bashki dhe pse duhet te kishte mbaruar si proces. Programi festiv në datat 23-29 nentor me disa koncerte. Do të sponsorizohen të gjitha nga biznesi privat”.

Ndërsa drejtori i muzeut të Pavarësisë në Vlorë, Istref Dobi foli për aktivitetet e shumta të 28-29 nëntorit, ku spikat koncerti “I këndojmë flamurit”.

111-vjetori i Pavaresise së Shqiperise është festa e Kombit dhe pritet të kremtohet në çdo qytet, por më së shumti identifikohet me Vlorën, ku Ismail Qemali ngriti flamurin më 28 Nëntor të 1912-ës.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 18/11/2023 17:59

    Po djalin e babit e sollen nga Dubai per te grabitur pronat e bregdetit dhe jo per festa...

    Përgjigju
  • Ledina: 18/11/2023 14:25

    Epo bashkia do pastrues jo diplomat...

    Përgjigju
  • Itali: 18/11/2023 13:16

    Bebi se mos ja le Sejmenit organizimin se eshte mjeshter ai.. sidomos me fondet papapapa.., Urime Bebi dhe mbare.!

    Përgjigju
    • bebi bobi: 18/11/2023 17:21

      bebi e ka mendejn per te shitur makina jo per festen

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?